Hovenieri thotë se respektimi i trashëgimisë fetare është ideal për çdo demokraci
18 gusht 2022
| 16:08
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier, së bashku me peshkopin Teodosje nga Rashka-Prizreni, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.
Hovenieri ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se me peshkopin Teodosje ka biseduar për respektimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore.
“Është kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosje dhe të vizitoj manastirin e Graçanicës. Ne vazhduam diskutimin tonë për faktin se çdo qytetar i Kosovës mund të gëzojë lirinë pa diskriminim. Respektimi për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal në çdo demokraci multietnike”, ka shkruar ambasadori amerikan.