Hovenieri vlerëson përpjekjet e Rashiqit për kthimin e serbëve
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka njoftuar të hënën se ka takuar ministrin serb të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, i cili drejton Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Hovenieri është ndalur të detyrat e Rashiqit për kthimin e serbëve në Kosovë, duke thënë se i vlerësojnë përpjekjet e tij dhe të ekipit të tij për çështjen e kthimi të serbëve që duan të kthehen.
“Takim i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Rashiq. I vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të përkrahur të gjithë ata që cilët duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kthim në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta”, ka shkruar Hovenieri “Twitter”.
Më tutje, Hovenier ka thënë se çështja e kthimit të serbëve në Kosovë “mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tanë”.
Good meeting with Minister of Communities and Returns Rasic. Appreciate the efforts of the Minister and his team to support all who wish to exercise their right of return in conditions of dignity and security. This remains a high priority for the United States and our partners. pic.twitter.com/Y0pUdnoN4f
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 14, 2023