Hovenieri vlerëson vendimin për manastirin e Deçanit: Dëshmon përkushtim ndaj sundimit të ligjit
Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit, duke e quajtur “demonstrim të përkushtimit” të Kosovës për të mirëmbajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.
“E vlerësoj vendimin për të ecur përpara në regjistrimin e tokës në Manastirin e Deçanit – duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka shkruar Hovenieri në platformën “X”.