
Hoxha akuzon hoxhën: Ma mori gruan dhe bëri plane pas shpine (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë është diskutuar këto ditë në Kosovë, ku një hoxhë ka akuzuar kolegun e tij se ka orkestruar një komplot për të rrëmbyer gruan e tij dhe për ta paraqitur atë si një njeri të dhunshëm në publik.
Hoxha Feim Dragusha, ka treguar versionin e tij për këtë ngjarje për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2023.
Siç ka deklaruar Dragusha, tre vitet e para të martesës kanë qenë të lumtura, por pas kësaj, disa kolegë të ish-bashkëshortes së tij kanë kërkuar nga ajo që të udhëtonte me makinë për te një tjetër hoxhë.
Dragusha tregon se ai nuk e ka ndaluar, pasi nuk ka pasur asnjë arsye për të ndërhyrë. Megjithatë, ai pohon se qëllimi i vizitave ka qenë i dyshimtë dhe i papërshtatshëm.
Pas këtyre seancave, Dragusha thotë se situata ka filluar të përkeqësohet, duke përfshirë kërkesën e gruas për t’u zhvendosur, pavarësisht se ata kishin një shtëpi të mirë në fshat.
E gjithë kjo ishte një skenar që ajo të takohej me lehtësi, dhe në një moment të caktuar të thërras edhe policinë që t’a akuzoj bashkëshortin për dhunë./Klan Kosova
Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme: