Hoxha, anëtarëve të COWEB-it: Presim që sivjet të ndodh liberalizimi i vizave
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në takimin e përbashkët me anëtarët e Grupit të Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.
Ata në këtë takim janë njoftuar nga ministrja Hoxha për angazhimet e deritashme për liberalizimin e vizave si dhe për hapat e mëtejmë për këtë proces.
Ministrja Hoxha, ka theksuar se anëtarët e COWEB-it janë njoftuar, lidhur me reformat e ndërmarra në fusha të ndryshme me theks të veçantë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përkushtimin për vazhdimin e reformave nga Agjenda Evropiane.
“Ne me përkushtim të plotë kemi kryer detyrat tona sa i takon liberalizimit të vizave duke vënë prioritet nacional edhe procesin integrues. Presim përshpejtimin e këtij procesi, sepse janë realizuar të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi dhe sivjet presim të realizohet lëvizja e lirë”, ka thënë Hoxha.
Më tutje, ministrja Hoxha ka ofruar të dhëna për anëtarët e COWEB-it për përparimin e Kosovës në agjendën evropiane, duke vlerësuar se liberalizimi i vizave sjell ndryshim rrënjësor në të gjitha fushat me interes për Kosovën.
/Epoka e re/