Hoxha apelon për kryerjen e obligimeve që dalin nga përkrahja buxhetore sektoriale

26 prill 2018 | 13:43

Në takimin e Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se ndërlidhja me përkrahjen buxhetore sektoriale, është negociuar në kuadër të pjesës së dytë të Programit IPA 2016.

Hoxha ka deklaruar se institucioni që ajo e udhëheq është institucioni kryesor përgjegjës për të siguruar zbatimin e treguesit të parë të Kontratës për Përkrahje Buxhetore Sektoriale për Reformën e Administratës Publike. “Ky tregues kërkon përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja, përmes zbatimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se ky është viti i parë i zbatimit të këtij treguesi. Sipas saj, Ministria e Integrimeve Evropiane ka punuar në zbatim me rishikimin e Programit të MSA-së në shtator të vitit të kaluar.

Ajo më tej ka thënën se për këtë vit fokusi është vënë në tri drejtime: Planifikimin realist, Ndërlidhjen me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë dhe dokumentet tjera vendore dhe Lehtësimin e raportimit, duke vendosur kritere më strikte për planifikim afatshkurtër, duke centralizuar më tepër procesin, si dhe duke ofruar udhëzime për përllogaritje të kostos buxhetore të reformave të planifikuara. “Cilësia e planifikimit të Programit të MSA-së, është përmirësuar ndjeshëm në tri drejtime kryesore: Reduktimin e numrit të masave afatshkurtra për rreth 45%, nga 959 masa vitin e kaluar në rreth 538 këtë vit. 145 prej tyre janë masa legjislative, ndërsa 393 janë masa zbatuese; Ndërlidhjen e rreth 70% të masave afatshkurtra me reformat e dakorduara në konkluzionet e strukturave të MSA-së; dhe Ndërlidhjen e afër 80% të masave afatshkurtra me Planin Vjetor të Punës së Qeverisë (PVPQ): gjithsej 279 masa afatshkurtra të Programit të MSA-së janë pjesë e kësaj të fundit; prej tyre, 38 nga 40 projektligjet e parapara me këtë program janë pjesë e Programit Legjislativ të Qeverisë; ndërsa 241 nga 393 masa zbatuese të Programit të MSA-së janë pjesë e PVPQ-së”, ka thënë Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren ka…