Hoxha: Austria ka qenë dhe mbetet partnere e fuqishme e shtetësisë së Kosovës

14 shkurt 2018 | 14:44

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Gernot Pfandler.

Hoxha ka thënë se HoAustria ka qenë dhe mbetet partner i fuqishëm i shtetësisë tonë dhe shtetndërtimit, integrimit në institucionet ndërkombëtare si dhe promovuese e vlerave tona.

Në këtë takim, ministrja Hoxha ka theksuar se procesi integrues nuk ka alternativë, por, procesi nëpër të cilin po kalon Kosova aktualisht, do edhe mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtar, të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës, duke qenë të përkushtuar për zbatimin e MSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane si dhe detyrimet e ndërkombëtare të Kosovës.

“Edhe pse Strategjia për integrimin e Ballkanit perëndimor, nuk jep afate për procesin e integrimit, është e qartë se Kosova trajtohet njësoj brenda detyrave dhe obligimeve për 6 shtetet sovrane. Kjo nuk na zmbrapsë të kryejmë detyrat tona sa më shpejtë, duke mos harruar luftimin e krimit të organizuar, fuqizimin e sundimit të ligjit, fqinjësinë e mirë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka deklaruar Hoxha, duke shtuar se Austria mbetet partnere e fuqishme e shtetësisë tonë dhe shtetndërtimit, integrimit në institucionet ndërkombëtare si dhe promovuese e vlerave tona.

Kurse ambasadori i Austrisë në Kosovës, Gernot Pfandler, ka thënë se Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

“Ne mbështesim fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin integrues, jemi këtu të ofrojmë përkrahje të mëtejme, por, Kosova duhet sa më shpejt, me hapa konkretë të dëshmojë vendosmërinë e saj për këtë proces jetik për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ambasadori Pfandler, duke shtuar se Austria do të jetë e përkushtuar me përkrahjen e saj që Kosova ta ketë vendin e vet meritor sikur vendet tjera të Ballkanit perëndimor, në Bashkimin Evropian.

Ambasadori Pfandler ka theksuar rëndësinë e zbatimit të MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave, duke ofruar mbështetje të plotë për proceset integruese të Kosovës.

Ai ka theksuar agjenda integruese është lajm i mirë për Kosovën, sepse sipas tij, saktësohet subjektiviteti shtetëror, i pranueshëm nga hartuesit e saj, përkundër mos njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka ofruar…