Hoxha: Barazia gjinore, sfidë e përbashkët e vendeve të rajonit
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjensionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), me të cilët ka biseduar për nevojën e iniciativave rajonale për avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për gratë.
Ajo ka thënë se barazia gjinore është sfidë e përbashkët e vendeve të rajonit.
“Në takim me përfaqësues të Agjensionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) diskutuam për nevojën e iniciativave rajonale për avancimin e të drejtave dhe mundësive të barabarta për gratë në shoqëritë tona. Barazia gjinore është sfidë e përbashkët e vendeve të rajonit, por në të njëjtën kohë edhe synim i joni i përbashkët drejt rrugës së integrimit në BE. Ne jemi të përkushtuar për promovimin e bashkëpunimit rajonal në përputhje me vlerat evropiane dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/