Hoxha: BERZh-i përkrah perspektivën e Kosovës në proceset integruese
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, shefin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Nail Taylor, me të cilën ka diskutuar për përkrahjen e jashtëzakonshme të kësaj banke për arritjen e synimeve integruese të Kosovës.
Ajo ka vlerësuar lartë përkrahjen e BERZh-it, duke vënë në pah angazhimet aktuale në fushën e investimeve që kapin shumën 138 milion euro.
“Projektet e BERZh-it, i japin sinergji proceseve në të cilat ndodhet Kosova, ne kemi marrë përgjegjësi që ta bëjmë maksimumin për arritjen e aspiratave tona në procesin integrues. Gjithsesi, mbështetja nga kjo bankë, ka shumë rëndësi si infrastruktura, energjia dhe fuqizimi i prodhimit vendor”, ka thënë Hoxha.
Ndërsa shefi i BERZh-it, Nail Taylor, ka theksuar se aktualisht janë 138 milion euro investime të kësaj banke në Kosovë, duke vënë në dukje se investimet e tyre, përshpejtojnë dhe kontribuojnë në zbatimin e reformave ekonomike dhe nga Agjenda Evropiane, zbatimin e MSA-së si dhe fuqizimin e perspektivës evropiane të Kosovës.
/Epoka e re/