Hoxha: Demarkacioni të kalojë sa më shpejt
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë emisionit “Euro Tribuna” ka thënë se duhet të jetë në interes të të gjithëve, një koncensus dhe në këtë formë të ratifikohet marrëveshja me Malin e Zi.
“Shtetësia e Kosovës forcohet me ratifikimin e demarkacionit”, ka thënë Hoxha.
Ajo deklaroi se kanë kaluar 2 vjet e gjysmë dhe në këtë formë , ky është ligj i vazhduar, që në këtë mënyrë të jetë si kusht edhe liberalizimi i vizave, por jo edhe të ndaloj pikërisht demarkacioni.
Hoxha ka shtuar se duhet të ketë presion edhe nga qytetarët që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave.
“Nuk ka ditë që nuk pranoj kërkesa pikërisht nga qytetarët, qoftë edhe për liberalizim, për humanitet e shumë çka tjetër”, theksoi ajo.
Ajo bëri thirrje që demarkacioni të kaloi sa më shpejt e sidomos në 3 mujorin e parë të vitit 2018.