Hoxha: Deri në fund të vitit qytetarët do të lëvizin pa viza

05 maj 2018 | 10:51

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është optimiste se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të.

Ajo në një intervistë për “KosovaPress”, ka folur për takimin që për dy ditë me radhë patën me delegacionin vlerësues të BE-së, për kriterin e fundit për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se presin një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Ky është një mision fakt mbledhës, nuk është një mision politik për të dhënë opinionet politike apo çfarëdo qoftë, mirëpo ky mision fakt mbledhës, bazohet shumë në faktet, në argumentet, në shifra konkrete se çfarë është bërë deri më tani dhe ne besoj që kemi arritur të plasojmë këtë një fotografi të plotë se çfarë është bërë nga secili prej institucioneve”.

“Kemi pasur edhe takime përgatitore që Kosova, vendi ynë, të gjitha institucionet ligj-zbatuese të dalin sa më mirë, jo t’i zbukurojmë gjërat, por ta themi të vërtetën, vetëm në bazë të punës, fakteve dhe argumenteve. Deri më tani ne kemi parë se ka pasur dhe nga raportet e kaluara, ka pasur një qasje shumë pozitive, objektive patjetër, por unë jam optimiste që do të marrim një vlerësim pozitiv. Të presim deri në fillim të qershorit por gjithashtu jam shumë optimiste gjithmonë duke u bazuar në këtë proces të vendimmarrjes, deri nga fundi i vitit, besoj që qytetarët tanë do të lëvizin të lirë pa viza”, ka deklaruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish-deputeti…