Hoxha diskuton me Avramopoulos: Përkrahje nga BE-ja për liberalizim të vizave
21 mars 2018
| 20:52
Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha ka njoftuar se sapo ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, i cili, siç ka thënë ajo në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka siguruar mbështetjen e BE-së për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
“Sapo pata një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, i cili përgëzoi për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Si mik i Kosovës, më siguroi se vendi ynë do ta ketë përkrahjen e plotë të tij dhe BE-së për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, ofroi mbështetjen për procesin e integrimit të Kosovës në BE”, ka shkruar ajo.