Hoxha: Do të rikthehem edhe më i fortë

22 qershor 2020 | 11:37

Anësori i Ballkanit, Arbër Hoxha ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Fotografia e Arbër Hoxha

Futbollisti në fjalë ka marrë përkrahje të madhe në skuadra e tij dhe i gjithë komuniteti sportiv. Hoxha nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

“Edhe pse gjendem në një moment të vështirë shfrytëzoj rastin të ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e vazhdueshme në këto momente aspak të mira për mua personalisht. Me ndihmën e Zotit shpresoj dhe besoj që do të kthehem më i fortë se që isha sepse para vetes shoh sfida shumë të mëdha”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një takim i nivelit të lartë pritet të mbahet më…