Hoxha: E turpshme që as qeveria Kurti e as Hoti s’arritën ta ndihmojnë sektorin privat

04 gusht 2020 | 14:49

Deputeti i PDK-së, ka reaguar lidhur me vonesat për impelemtimin e pakos emergjente, rrjedhimisht për vonesën në ndihmë të sektorit privat.

Hoxha ka thënë se është e turpshme dhe e pa tolerueshme dështimi i dy qeverive sikur asaj Kurti po ashtu edhe kësaj Hoti që për më shumë se 6 muaj nuk arritën që  përmes buxhetit të shtetit ta implementojnë një pako të vetme fiskale e cila i ndihmon bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur nga pandemia.

“Kosova është vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetaret nga Pandemia!. Është e turpshme dhe e pa tolerueshme dështimi i dy qeverive sikur asaj Kurti po ashtu edhe kësaj Hoti që për më shumë se 6 muaj nuk arritën që  përmes buxhetit të shtetit ta implementojnë një pako të vetme fiskale e cila i ndihmon bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur nga pandemia. Nuk ekzekutuan as 170 eurot e premtuara, as pagesat e qeras se bizneseve, filluan te marrin edhe vendime te cilat i pengojnë bizneset siç është rasti me kufizimin e orarit të punës për sektorin e gastronomisë i cili është punëdhënësi më i madh në sektorin privat, e pas pak ditësh e vërejtën që bënë gabim të radhës  dhe u munduan ta përmirësojnë, sinqerisht  këto janë veprime amatoreske të cilat  nuk guxon t’i bëjë një qeveri e një vendi normal”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

Ai tutje ka thënë se PDK-ja në saje të situatës së rënduar nga Covid-19 e ka votuar rishikimin e buxhetit.

“Ne për hir të gjendjes në të cilën ndodhet vendi si parti opozitare ju votuam edhe rishikimin e buxhetit. Tani pas 6 muajve sjellin në Kuvend një projektligj për rimëkëmbje ekonomike i cili ka shumë mangësi dhe i njëjti mund të ketë probleme të ngjashme në implementim sikur pakoja e par fiskale që nuk u implementua ende. Ju lutem të jeni më të shpejt dhe më të vëmendshëm në veprime institucionale dhe ta shpëtoni vendin edhe nga katastrofa ekonomike që mund ta kaploj shumë shpejt”, ka shkruar Hoxha.

 

A.M / Epoka e re

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi për Reforma në Ekonomi 2021-23 synon performancën për transformimin…