Hoxha: Edhe Rogova e Hasit në përkrahje të Nismës

02 tetor 2019 | 22:26

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili është edhe kandidat për deputet, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë, takuan të mërkurën banorët e Rogovës së Hasit me të cilët bashkëbiseduam për zgjedhjet e 6 tetorit.

“U zotuam se Nisma Socialdemokrate do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës. Edhe në këtë takim theksuam se më 6 tetor vota për koalicionin NISMA-AKR-PD do të jetë votë për ndryshim të kursit të qeverisjes në vend”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se vetëm ky koalicion garanton zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, në rajonin më…