Hoxha: Emërimi i Diana Ziviqit ministre e Bujqësisë, në kundërshtim me demokracinë
Përfaqësuesi i komunitetit goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha, ka pohuar se emërimi i Diana Ziviq në postimin e ministres së Bujqësisë “absolutisht është në kundërshtim me demokracinë dhe se tregon mungesë respekti për vlerat demokratike, por edhe për anëtarët e koalicionit qeverisës nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj”, thekson ai për të shtuar se:
“Si i vetmi deputet i komunitetit goran jam i zhgënjyer pasi që nuk janë konsultuar mbi emërimin e ministrave të rinj, e cila normalisht ka mbështetjen e shumicës së partive serbe në Kosovë dhe në këtë mënyrë ngre pyetjen e legjitimitetit të saj, sepse ajo është një person i cili është ende në studime, ajo është studente”, ka thënë deputeti Adem Hoxha në një deklaratë për media.
Ai ka thënë se më nuk do t’i mbështes vendimet e kësaj qeverie. “Dua të informoj publikun se nuk mund t’i mbështes më propozimet e kësaj qeverie në Kuvendin e Kosovës, sepse kam ardhur në këtë vend me votat e qytetarëve që duan sundimin e ligjit, demokracinë dhe rendin në Kosovë”, është shprehur deputeti Dema.
Të hënën kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije vendimin e tij për emërimin e Diana Ziviq në postin e ministres së Bujqësisë.
Ziviq është nga Graçanica. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.
Në këtë pozitë Ziviq vjen pas largimit të Nenad Rikallos, si kërkesë nga Grupi Parlamentar i PSD-së, në mënyrë që të votohej buxheti i vitit 2019.