Hoxha emërohet koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione tjera

27 prill 2018 | 13:28

Kabineti qeveritar të premten ka emëruar ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha koordinatore kombëtare për IPA dhe donacione të tjera që vijnë në Kosovë.



Me këtë vendim, është fuqizuar përkushtimi ndaj strukturimit të fondeve të ardhura nga vendet tjera si asistencë për Kosovën.

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, në cilësinë e koordinatores kombëtare  do të angazhohet për koordinimin e prioriteteve dhe politikave të Qeverisë dhe donacioneve të marra si asistencë për Kosovën.

Hoxha do të ndihmoj në sinkronizimin e asistencës së donatorëve dhe prioriteteve të Qeverisë, në mënyrë që përfituesit kryesor të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mirëqenia e tyre.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah është padyshim futbollisti më i mirë i momentit,…