Hoxha: Është për keqardhje që s’kemi plan kombëtar për tejkalimin e pandemisë

07 gusht 2020 | 10:44

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se ndjen keqardhje që Kosova nuk ka një plan për tejkalimin e situatës me koronavirusin.

“300 jetë të humbura nga COVID 19 e sa të tjerë të hospitalizuar duke luftuar për ta tejkaluar… Mjekë e infermier që nuk ndaluan e pushuan që nga Marsi, të rënduar nga lodhja, presioni, humbja e kolegëve dhe pamundësia t’i trajtojnë e të arrijnë tek të gjithë…”.

“Personalisht ndjejë keqardhje që nuk kemi mundur deri sot të përmblidhemi si shoqëri, si ligjvënës e si vendimmarrës për një plan kombëtar gjithëpërfshirës për tejkalimin e pandemisë!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/159214480767125/posts/3321619294526612/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë më për hyrje-dalje…