Hoxha falënderon ambasadorin norvegjez për kontributin e dhënë në Kosovë
16 korrik 2019
| 12:40
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Me këtë rast ajo ka vlerësuar angazhimin e ambasadorit për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme të Norvegjisë për proceset integruese.
“Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë shembullore dhe kësaj i keni kontribuar shumë ambasador. Ju keni thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin duke e bërë rrugën tonë në procesin integrues më të lehtë dhe më të avancuar. Gjithsesi, rruga jonë, miqësia jonë nuk do të ndalen me përfundimin e mandatit tuaj në Republikën tonë. Miqësia si ajo e ambasadorit Per Strand Sjaastad është vlerë për Kosovën”, ka deklaruar ministrja Hoxha.
/Epoka e re/