Hoxha falënderon votuesit e PDK-së: Jam e nderuar dhe e bekuar nga përkrahja

15 mars 2025 | 20:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën gjatë zgjedhjeve të 9 Shkurtit, pas shpalljes së rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ajo falënderoi qytetarët, aktivistët, dhe miqtë që besuan në programin e PDK-së dhe e mbështetën në rrugëtimin e saj për të qenë sërish pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Mirënjohje pafund të gjithë aktivistëve, miqëve e qytetarëve të Kosovës gjithandej për besimin e dhënë që të jem sërish pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe zëri e adresa juaj. Ky rrugëtim është i vështirë por gjithmonë ka njerëz që të qëndrojnë pranë duke e bërë më të lehtë. Faleminderit Marigona, Arita dhe Arta (po mungon në foto) Faleminderit edhe mikes sime Albanës e cila iu bashkua vizionit të PDK-së pak para fushatës dhe do jetë me ne në rrugëtime të reja tutje (edhe pse nuk ia doli këtë herë) Jam e nderuar dhe e bekuar nga përkrahja, dashamirësia e dashnia e shumë juve që e keni rrezatuar edhe pa u takuar fizikisht.” – shkroi ajo mes tjerash.

Vlen të theksohet se rezultatet e zgjedhjeve të 9 Shkurtit ende nuk janë certifikuar, por janë shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë…