Hoxha flet me komisionarin Hahn: Ditët vijuese hapa të mëtejmë për liberalizimin e vizave
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka biseduar me Johannes Hahn, komisionarin evropian për Fqinjësi dhe zgjerim, i cili e ka uruar ministren me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës.
Ministrja Hoxha, ka shkruar se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.
Postimi i ministres Hoxha:
Në bisedën telefonike me Komisionarin Hahn, pranova urimet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Komisionari Hahn e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah perspektivën tonë evropiane. U dakorduam se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave