
Hoxha-Graincës: “Betonizoje mirë liftin e VV-së, se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë”
05 prill 2021
| 22:01
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, i ka kushtuar një shkrim ish-bashkëpartiakes së saj, Adelina Grainca, e cila tashmë kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbrëmë në Kuvend e votoi Vjosa Osmanin për Presidente.
“Adelinë, moj Adelinë, Për t’u zhvilluar duhesh me i kalu shkallët. E duke i ngjitur ato me besim, përkushtim e durim takon rrugës plot miq, përkrahës e dashamirë”.
“Por, meqë zgjodhe liftin e VV -së, betonizoje mirë se me bo m’u prishë, shkon me ramje t’lirë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.