Hoxha i Gllogjanit thirrje bashkëfshatarëve të mos hedhin fishekzjarre: Të solidarizohemi për humbjen e dy fëmijëve tanë

31 dhjetor 2021 | 21:56

Kanë kaluar pesë javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi.

E sot në ndërrimin e motmoteve, hoxha i këtij fshati Besim Halilaj, ka kërkuar nga bashkëfshatarët që të mos hedhin fishekzjarre.

Në një postim në ‘Facebook’, ai po ashtu ka kërkuar nga bashkëfshatarët e Gllogjanit që të mos e shfaqin buzëqeshjen e as gëzimin për t’u solidarizuar me familjet e të prekurve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion të përbashkët…