Hoxha i nis një porosi Kurtit: Lëri deklaratat populiste, mbroje shtetin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se është e papranueshme heshtja dhe mosveprimi i Qeverisë së Kosovës për vendimet kundërkushtetuese që po bën Serbia mbi sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ky reagim i Hoxhës vjen pas futjes në karantinë të komunave veriore të Kosovës nga Serbia. “Beogradi zyrtar dje mori vendim që dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani të futën në karantinë, si dhe rreth 200 qytetarë në pesë komuna të Kosovës të izolohen. Kryeministër, ju kërkoi t’i leni deklaratat populiste por të veproni menjëherë përmes mekanizmave institucional dhe ligjor dhe ti vendosni në zbatim të plotë vendimet shtetërore të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit. Lërini deklaratat populiste, veproni në mbrojtje të Shtetit”, ka shkruar Hoxha.