Hoxha i Nismës: Kurti është dorëzuar, e rëndësishme shkuarja në zgjedhje
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar në momentin që ka deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të reja.
Ai ka theksuar se opozita nuk duhet të jetë e përçarë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje.
Në këtë kontekst, Hoxha ka thënë se largimi i qeverisë është e i rëndësishëm se sa mënyra se si shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.
“Kurti është dorëzuar në momentin që është deklaruar se është i gatshëm për zgjedhje të reja. E opozita nuk duhet të jetë e përçarë se si duhet të largohet kjo qeveri, a përmes dorëheqjes a përmes shpërndarjes së Kuvendit. Më e rëndësishmja është largimi i kësaj qeverie, pavarësisht mënyrave se si do të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.