Hoxha i pushtuar nga Djalli!
29 dhjetor 2023
| 02:59
Shkruan: Kimete Berisha
– Dhe ju jeni gëzuar kaq shumë që vdiq një djalë i ri, dhe sipas jush ai nuk vdiq, por atë e vrau Zoti!
– Se Zoti kur hidhërohet me njerëz, sidomos me shqiptarë – i vret, e tek pastaj i gjykon.
– Vdekja është vrasje, sipas këtyre muslimanëve.
– E, a nuk është vdekja – nevojë!
Jam e sigurt se vdekja është nevojë! Lodhet njeriu aq shumë, sa e dëshiron vdekjen!
Vdekja është edhe dëshirë!
Po, po.
Është.
– Shpeshherë Zoti sipas jush hidhërohet me fëmijë por nuk hidhërohet me vrasësit e fëmijëve, atyre vrasësve ua shton ymrin!
– Sipas muslimanëve, Zoti nuk është hidhëruar me përdhunuesit e 10 mijë grave shqiptare në luftë, për faktin se asnjëri prej atyre vrasësve nuk është dënuar.
– A e dini ju se sa gruaja shqiptare është hedhur në bunar për të shpëtuar nga përdhunimi! A i ka vrarë Zoti ato, apo kanë vdekur…qysh po i bie sipas jush!
– Zoti juaj ende asnjë vrasës të fëmijëve shqiptarë në luftë nuk e ka vrarë.
As vrasësit e fëmijëve të
Jasharve, asnjërin nuk e ka vrarë Zoti deri sot…
E pse?
Pse!
Pse Zoti vret humoristë e nuk vret vrasës!
– Fol!
– E kanë gjetur të vdekur, e kanë rrethuar anë e katër anë (Kosovë, Shqipëri e Maqedoni), dhe qindra mijëra meshkuj muslimanë po e mallkojnë, po e dhunojnë,, po e pështyjnë, po e kërcënojnë me varr, po ia shajnë nanën, ah, çka s’po i bëjnë.
– Se, po të ishe ti njeri i mirë nuk do të kishe vdekur – kështu po i thonë, njerëzit e fesë!
– Qe në kënd ka përfunduar feja e besimi!
Në shqiptarë që i ka tërbuar padija!
Se padija të tërbon kështu qysh i ka tërbuar shqiptarët!
– Në vend se t’ia këndojnë:
‘N’sheher timin kur t’kaloni,
Thuani ka vdek’ ai djali i ri!’!
– A s’keni thënë
ju se ‘Zoti i merr pranë vetes ata që i do më
së shumti’!
– Një milionë herë keni thënë se Zoti i merr pranë vetes ata që i do më së shumti!
– Kjo na qetësonte kur na ndodhte humbja!
Tash, çka të besojmë ne?
Pse na keni mashtruar!
Ne kemi besuar se Zoti i merr pranë vetes ata që më së shumti i do!
– Pse tash po thoni se kush vdes në fakt nuk vdes por e vret Zoti!
Se veç në gjuhën shqipe dhe serbe e gjen mallkimin ‘Të vraftë Zoti – Bog te ubio’!
– Ahmed Kalaja duhet të përgjigjet për përndjekjen në varr që ia bëri të vdekurit, ende pa ndodhur Dita e Gjykimit!
– Duhet të përgjigjet se nga i buron ajo nevojë e tmerrshme dhe moqë t’i përdhosë të vdekurit dhe të vallëzojë mbi varret e tyre!
– Duhet të përgjigjet për dehumanizimin, për nxitjen e luftës ndërfetare, për frikësimin e qytetarëve që ende nuk e kanë gjetur Zotin, apo ata që e kanë humbur Zotin, pa dashur, me shpresë që do ta rigjejnë përsëri!
– Ahmed Kalajës ia kisha ndaluar hyrjen në Kosovë.
– Ai duhet të përgjigjet se pse i deformon këshillat e Profetit Muhamed.
– A s’ka thënë Profeti se besimtari nuk gjykon por këshillon!
– Pse ky hoxhë e paraqet fenë islame si fe që i gëzohet vdekjes dhe Zotin e paraqet si ‘vrasës’ e jo si falës!
– Ahmed Kalaja duhet të
përgjigjet për deformimin e mësimeve të Profetit Muhamed dhe mashtrimin e besimtarëve shqiptarë!
– Sot, të gjithë të paditurit shqiptarë i gjen të tubuar rreth trupit të gazetarit, duke e masakruar për së vdekuri.
Çka pret prokuroria?
– Pse po i mashtroni muslimanët se gazetari ka shkuar në ferr!
– Pse s’po tregoni drejt:
S’ka ferr.
S’ka ferr.
O s’ka.
– Tregojuni këtyre të
paditurve se njëherë duhet të
ndodh kijameti, e pastaj vjen ferri!
Mos i rreni veç që i keni gjetë budallenjë!
– Përndjekja e njeriut në varr, do të ndikojë në ftohjen edhe më
të madhe të shqiptarëve nga feja që e ndalon humorin dhe e merr Drejtësinë e Zotit në duart e veta.
– Ne kemi nevojë për
paqe, për dashuri, për falje: për ta
falur njëri-tjetrin, pa na kërkuar falje!
P.S. …Që më kish tallur edhe mua, …e lypi unë, mirë ma ka bërë…
Hallall, kat më kat!