Hoxha: Ka kërkesa nga vendet e BE-së që taksa të pezullohet
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me zbatimin e MSA-së për vitin 2018.
Ajo ka thënë se zbatimi i programit kombëtar MSA për 2018 i ka tejkaluar pritjet dhe planet sipas marrëveshjes për mbështetje buxhetore për reformat e administratës.
Hoxha ka pohuar se edhe zbatimi i ERA1 është rritur dhe tani pritet të nis zbatimi i ERA2.
Ajo ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ministrja Hoxha ka thënë se Ministria e Integrimit Evropian nuk e ka synim vetëm liberalizimin e vizave por edhe anëtarësimin me organizata të mëdha dhe përfitimi që i bëhet Kosovës.
Hoxha nuk ka përmendur datë për liberalizim të vizave, pasi sipas saj tani janë zgjedhjet parlamentare në BE dhe gjërat mund të komplikohen.
Ministrja Hoxha ka bërë me dije se institucionet e vendit kanë thirrje dhe kërkesa nga vendet e tjera të BE-së që të pezullohet taksa.
“Ka qenë një kërkesë në vazhdimësi që Kosova të suspendoj taksën, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk është komunikuar, por po shohim se është bërë temë e zëshme e sidomos në ShBA suspendimi i kësaj takse”, ka deklaruar Hoxha.