Hoxha: Ka progres në realizimin e prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane 

28 maj 2018 | 12:29

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se institucionet e Kosovës kanë shënuar progres në realizimin e 22 prioriteteve të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA). 




“Deri më tani ka progres të konsiderueshëm, ky progres është avancuar sidomos pas miratimit të 11 ligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sa i përket sundimit të ligjit ndër të arriturat më të mëdha është miratimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe miratimi i ndryshimit të Ligjit për Prokurorinë e shtetit. Në këtë drejtim, ka pasur progres edhe në një numër të prioriteteve”, ka deklaruar Hoxha, në tryezën e diskutimit me temë: “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë” e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike.

Ministrja Hoxha, ka thënë se institucionet duhet të tregojnë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, dhe sipas saj, Ministria e Integrimit Evropian është duke ndihmuar në këtë drejtim dhe po punon ngushtë me të gjitha institucionet për të zbatuar këto prioritete.

“Qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe përmirësimi i klimës për investime, si dhe politikat më të avancuara të punësimit dhe arsimit të lartë janë padyshim detyrë dhe obligim i yni karshi qytetarëve të vendit tone”, është shprehur Hoxha.

 /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si asnjëherë më parë një fuoristradë e prodhuar nga “Volvo”…