Hoxha: Kemi planifikuar ta ndërtojmë shtëpinë e të moshuarve në Gjakovë

16 shtator 2021 | 22:32

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha ka thënë se nëse ai arrin të bëhet kryetar i Gjakovës, pos projekteve tjera do të ndërtojë edhe Shtëpinë e Pleqve në këtë komunë.

“Krejt një qasje tjetër do t’ia jepi komunës së Gjakovës, ne kemi planifikuar të ndërtojmë një shtëpi të pleqve, e cila do të ofrojë edhe shërbime tjera të pleqve që kanë mbetur për arsye të ndryshme pa përkujdesje”, ka thënë ai.

“Në kuadër të kabinetit do ta krijojmë zyrën për hartimin e projekteve të ndryshme, dhe kjo zyre do ta ketë një komunikim edhe me komunitetin, dhe me ekspertët që ka komuna e Gjakovës, pra do të jetë një koordinim i ekspertëve nga të gjitha fushat, dhe nuk do të shkojmë me këtë qasje se projekti po shkon aty ku dëshirojnë persona të ndryshëm, por kjo do të jetë një qasje ndryshe”, ka thënë Hoxha në Prime Time në Kanal10.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit 86:51 (19:5,…