Hoxha: Këtë muaj aktakuzat për rastin e vrasjes së Ivanoviqit
01 nëntor 2019
| 14:14
Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që brenda këtij muaji t’i ngre aktakuzat e para rreth rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.
“Këtë muaj, aktakuzat do të ngrihen brenda 15-20 ditëve të ardhshme””, ka thënë prokurori Sylë Hoxha për “Kossev”.
Hoaxha ka thënë se prokuroria ka informata të reja në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb, por që ato do të bëhen të ditura për publikun në kohën e aktakuzës.
Deri më tani shtatë persona dyshohen për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai ishte vrrë më 16 janar të vitit të shkuar para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës dhe deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë.