Hoxha: Koha e fundit që t’i përmbushim obligimet që dalin nga ERA
11 qershor 2018
| 11:00
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka kërkuar fokusimin e të gjithë bartëseve të institucioneve në përmbushjen e obligimeve të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA).
“Është koha e fundit që të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ERA. Qershori është shumë i rëndësishëm që obligimet që kemi marrë përsipër, jo vetëm nga ERA-s, të tregojmë që kemi vullnetin dhe përkushtimin në rezultatet që çojnë përpara në procesin integrues”, ka thënë Hoxha në mbledhjen e Këshillit ministror për integrim evropian.
/Epoka e re/