Hoxha: Kosovës i duhen reforma në arsim

21 maj 2018 | 20:51

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka folur për reformat që duhet ndërmarrë vendi për të marrë liberalizmin e vizave.

“Një Ligj për Arsimin e Lartë i cili na siguron se kemi një cilësi në arsimin e lartë që na garanton se do të prodhonim studentë që janë të gatshëm për të konkurruar në tregun e jashtëm. Duhet të bëjmë më shumë në certifikimin e e profesioneve të ndryshme”, ka  thënë Hoxha në emisionin “Puls” të “KTV”-së.

Hoxha ka thënë se vendin e pret shumë punë edhe në sistemin e drejtësisë.

“Ta përmendi sektorin e drejtësisë dhe gjykatave, për të cilën kemi shumë punë”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për Samitin e Sofjes, për të cilën ka thënë se arritja më e madhe nga ky Samit është se Kosova është përfaqësuar në mënyrë të barabartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit…