Hoxha kujton me nderim Epopenë e Dukagjinit dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar me nderim, dy data të rëndësishme, më 24 Mars. Ajo ka përkujtuar fillimin e Epopesë së Dukagjinit dhe fillimin e bombardimit të caqeve ushtarake serbe, nga ana e Aleancës Veri-atlantike.
Ja postimi i Ministres Hoxha:
Në 20 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, me nderim kujtojmë rezistencën mbinjerëzore pas asaj të Jasharajve, qëndresën heroike të Haradinajve, përball ushtrisë e policisë okupatore.
Po ashtu, sot, para 19 vitesh, filloi të tronditet me themel, okupimi serb, nga Aleanca më e fuqishme që njeh bota, NATO-ja, duke filluar bombardimi i caqeve ushtarake serbe.
Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Nderim i përjetshëm shteteve anëtare të NATO-s dhe vendeve demokratike që u gjenden pranë nesh!