
Hoxha: Kundërshtari ynë dhe i shtetit është korrupsioni
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, njëherësh kandidate për deputete nga PDK-ja, Dhurata Hoxha, po zhvillon takime me qytetarë në veçanti në Prishtinë e Mitrovicë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Në fokus të angazhimit të saj, është fuqizimi i gruas, avancimi i saj në vendimmarrje si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vendit i duhet sundimi i ligjit, barazia gjinore, përfshirja e të rinjve në procesin e zhvillimit të vendit, me mundësi dhe gjasa të barabarta.
“Korrupsioni është kundërshtari ynë dhe i shtetit, do ta luftojmë me tërë mekanizmat institucional e shoqëror. Sepse, ne e duam vendin tonë, të ardhmen tonë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Hoxha.
/Epoka e re/