Hoxha: Miratimi i demarkacionit, pastaj luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar
07 shkurt 2018
| 10:56
Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, në një konferencë për medie ka thënë se Strategjia e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, është lajm i madh për Kosovën.
Ajo ka thënë së se sipas kësaj strategjie, Serbisë i kërkohet që të bëjë një marrëveshje obliguese me Kosovën.
Në këtë kontekst, Hoxha ka thënë se shtetit serb i kërkohet që ta njehë Kosovën.
Më tutje ajo ka thënë se miratimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kushti i vetëm që ka mbetur për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.
Ajo ka theksuar se po bëhet punë edhe për përmbushjen e kriterit tjetër, që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sipas saj kjo do të bëhet edhe pas liberalizimit të vizave.