Hoxha: Miratimi i sotëm i ligjeve, realizim i tri prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave

30 mars 2018 | 21:51

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur miratimin e tri ligjeve tejet të rëndësishme për realizimin e Agjendës Evropiane të Reformave si dhe miratimi i disa ligjeve tjera, janë drejtpërdrejtë të lidhur me përmbushjen e kërkesave që dalin nga Raporti për Vendin.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

Përshëndes miratimin e ligjeve, sot, në Kuvendin e Kosovës dhe falënderoj deputetët për votimin e tyre. Me miratimin e këtyre ligjeve, u dëshmua përkushtimi ynë për plotësimin e kërkesave që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave dhe Raporti për Vendin.

Me miratimin e tri ligjeve që janë: Projektligji për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligji për Prokurorin e shtetit dhe Projektligjit për Kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, ne kemi plotësuar tri prioritete të Agjendës Evropiane të Reformave. Ligjet tjera që u miratuan sot, janë drejtpërdrejtë të lidhur me përmbushjen e kërkesave që dalin nga Raporti për Vendin, për vitin 2016.

Ne po përmbushim premtimet tona se Agjenda integruese, është prioritet i të gjitha institucioneve. Falënderim deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që sot avancuan procesin e integrimit!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim…