Hoxha: Mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dëmton zbatimin e MSA-së

15 gusht 2018 | 08:30

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka treguar se Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet ta miratojë Projektligjin për Marrëveshjen e IPA-s 2017, Projektligjin për Marrëveshjen Evropa për qytetarët dhe Projektligjin për marrëveshjen Erasmus.

Ajo ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” se mosmiratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare shkon në dëm të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Sipas Hoxhës, opozita duhet ta përkrahë miratimin e këtyre marrëveshjeve, meqenëse ato kanë të bëjnë me interesin nacional.

“Mosvotimi i këtyre tri marrëveshjeve nga subjekte të caktuara, të cilat në qeverinë e kaluar kanë që pjesë e koalicionit qeverisës dhe vetë i kanë vënë kornizat e këtyre marrëveshjeve, shkon në dëm të zbatimit të MSA-së, të cilën e ka miratuar qeveria e kaluar. Pra, me një fjalë çdo shtyrje apo vonesë eventuale për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve dhe marrëveshjeve të tjera të ngjashme që janë me interes nacional do të jenë indikatori më i keq karshi procesit nëpër të cilin është duke kaluar Kosova”, ka thënë ministrja Hoxha.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi, ka vlerësuar…