Hoxha në ekipin e javës në Kroaci

11 shkurt 2025 | 14:56

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së 21-të në kampionatin e Kroacisë. Hoxha pati paraqitje fantastike në fitoren e Dinamo Zagrebit 3:0 në shtëpi kundër Shibenikut.

Edhe pse nuk ishte startues, Hoxha ishte ndër më të merituarit për pikët e plota të ekipit të trajnert Fabio Cannavaro. Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të, ndërsa shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, gjë për të cilën u vlerësua me notën 8.2.

26-vjeçari deri më tani këtë sezon, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat kurse me ekipin e madh nga Kroacia ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Hoxha që ka edhe 11 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, është pjesë e Dinamo Zagrebit prej vitit 2024 kur iu bashkua nga Slaven Belupo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjalimi i mbajtur nga kryetari i Federatës së Gjimnastikës së…