Hoxha: Në katër vjet mandat të LV-së viti i ri shkollor asnjëherë s’ka nisur me normalitet
12 shtator 2024
| 11:27
Deputeti e PDK-së, Eliza Hoxha, sesionin vjeshtor në Kuvend e ka filluar me kritika ndaj MAShTI-it.
Ajo ka thënë se që katër vite me qeverisjen e LV-së asnjëherë viti shkollor nuk ka fillua me normalitet.
“Në katër vitet mandat të LV-së viti i ri shkollor asnjëherë nuk ka nisur me normalitet. Edhe ketë vit sikur vitin që shkoj dështimi për të siguruar mjetet apo për librat shkollore për mbi 250 mijë nxënës u përsërit edhe këtë vit me dashje dhe me plot vetëdije. Sot kur po flasim një pjesë e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e 9-të ende nuk i ka tekste shkollore në banka”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka kritikuar MAShTI-n për dështim në këtë proces.
Sipas saj, ky proces duhet të hetohet nga prokuroria.