Hoxha: Në krye të sektorit të arsimit është një ministre përçarëse
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se vetëm në dy muajt e fundit rreth 600 mësimdhënës janë larguar nga Kosova.
Ajo është shprehur se qeveria aktuale ka injoruar, bullizuar dhe anashkaluar përfaqësuesit e sektorit të arsimit.
Hoxha ka thënë se mungesa e vëmendjes së qeverisë është shqetësuese, duke shtuar se në krye të sektorit të arsimit është një ministre përçarëse.
Teksa ka uruar të gjithë mësimdhënësit në ditën e mësuesit, Hoxha ka thënë se të njëjtit po ballafaqohen me sfida të shumta.
Sipas saj, asnjë vit nuk kanë filluar mësimin shkollat me gëzim dhe normalitet. Ajo ka thënë se greva e sindikalistëve mësimdhënës, injorimi i kërkesave dhe mungesa e dialogut mbetet shqetësim.
Deputetja e PDK-së, ka thënë se vëmendja për arsimin duhet të jetë mobilizim kombëtar, institucional e qytetar.