Hoxha: Nesër në Bruksel do të diskutohet çështja e liberalizimit të vizave
28 gusht 2018
| 12:09
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë sot pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrime Evropiane së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Pas këtij takimi, Hoxha ka thënë se në zbatimin e kritereve të dala nga ERA1 më e suksesshmja ka qenë ministra e Drejtësisë dhe e ajo e Mirëqenies Sociale, shkruan “lajmi.net”.
Tutje, Hoxha ka thënë se për vendimin e komunitetit LIBE nuk presin befasi sepse edhe anëtarët që vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën e përkrahin procesin e liberalizimit të vizave.
Ajo ka thënë se nesër ( e mërkurë) do të jetë në Bruksel ku në agjendën e takimit të LIBE-së do të jetë edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku pas kësaj do të jetë vendimi në Parlamenti Evropian.