![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/FB_IMG_1592764899873.jpg)
Hoxha operohet të martën
21 qershor 2020
| 22:35
Anësori i Ballkanit, Arbër Hoxha, ka konfirmuar se ka pësuar lëndim të rëndë në seancën stërvitore para ndeshjes kundër Trepçës ’89.
Futbollisti ka bërë me dije se i ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
“Është e vërtetë, jam lënduar gjatë seancës stërvitore të ditës së shtunë dhe, pas ekzaminimeve mjekësore, del se i kam këputur ligamentet e gjurit. Të martën pritet që të hyj në operim”, ka thënë Hoxha për “GazetaSheshi”. Hoxha ka qenë standard gjatë këtij edicioni për klubin nga Suhareka, prandaj do t’i mungojë skuadrës në ndeshjet e mbetura të sezonit.