Hoxha: PDK-ja është e përkushtuar që të hedh dritë në procesin e privatizimit

16 dhjetor 2020 | 15:48

Anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë, Sejdi Hoxha,  ka thënë se në këtë komision janë duke punuar me dinamikë të shtuar për të kryer procesin e intervistimtit.

Sipas tij, PDK-ja është shumë e përkushtuar që t’i hedhë dritë këtij procesi dhe t’i nxjerr para përgjegjësisë të gjithë ata individ që potencialisht mundë të kenë abuzuar me privatizimin.

Postimi i plotë i Hoxhës në “Facebook”:

Sot në komisionin për privatizim përmes platformës online kemi intervistuar z. Joachim Ruecker ish shef i shtyllës së katërt të UNMIK-ut i cili ka qenë pjesë e procesit të privatizimit të Feronikelit dhe shumë ndërmarrjeve të tjera në Kosovë.

Jemi duke punuar me dinamikë të shtuar në këtë komision për ta kryer procesin e intervistimit me dëshmitar vendor dhe ndërkombëtar në mënyrë të kemi mundësi të nxjerrim përfundime sa më të mira në raportin përfundimtar që do ta nxjerrim si komision.

PDK është shumë e përkushtuar dhe jemi të interesuar që t’i hedhim dritë këtij procesi dhe t’i nxjerrim para përgjegjësisë të gjithë ata individ që potencialisht mundë të kenë abuzuar me privatizimin, ky është edhe  interes i qytetarëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve të privatizuara.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugore dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj…