Hoxha për doracakun e edukimit seksual: Ndryshe po flet Kurti e ndryshe Nagavci – Kryeministër koncentrohu
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Eliza Hoxha, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është eksperti i “luftës hibride”.
Ajo i bëri thirrje shefit të Qeverisë që të koordinohet me vartësen e tij, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, rreth doracakëve të Edukimit Seksual të nxënësve.
“Çka flet z. Kurti dhe zonja Nagavci, janë dy pista të ndryshme. Mandej ato pista ndahen prapë si dy pista të reja të komunikimit edhe të reflektimit edhe të interpretimit të krejt fenomenit”, tha ajo në Klan Kosova.
“Nuk mundesh të dalësh edhe të thuash që doracaku nuk është bërë nga Arbërie, por është bërë nga Arsimi dhe Hykmetja. Ditën tjetër të thuash se kjo është një luftë hibride dhe ditën tjetër të thuash se unë i tërheqi doracakët se përmbajtja nuk është në rregull”, tha Hoxha.
Hoxha i bëri thirrje Kurtit që të koncentrohet.