Hoxha për lajmin e rremë të RTK-së: Mund të jetë shkruar në zyret e VV-së, të shkarkohet Bordi

04 nëntor 2024 | 14:00

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar shkarkimin individual të anëtarëve të Bordit të RTK-së rreth çështjes së lajmit të rremë të transmetuar në RTK nga mediumi rekordthyes boshnjak i lajmeve të rreme “Slobodna Bosna”, për të cilin lajm ka thënë se fare mirë mund të jetë shkruar në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Hoxha tha se është rrezikuar drejtpërsëdrejti jeta e gazetarëve dhe se për këtë nuk ka dhënë përgjegjësi askush, e në veçanti përgjegjësit kryesor në Bordin e RTK-së.

“RTK dështoi t’u qëndrojë parimeve themelore të gazetarisë për të verifikuar faktet dhe për të cituar burime të besueshme të lajmeve që i transmeton. RTK citoi një portal boshnjak, artikull i cili edhe mund të jetë shkruar në zyrat e LV-së, përbëjnë kërcënim direkt të jetës së gazetarëve dhe këtyre mediave, por edhe shpërfaqin fushatën qeveritare kundër mediave. RTK-ja nuk e ka më kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të saj”.

“Përveç shkeljeve, që edhe prokuroria duhet të aktivizohet, duhet të shkarkohet secili anëtar individual pasi të njëjtit dështuan ta mbrojnë RTK-në dhe standardet. Kërkojmë shkarkimin e Bordit të RTK-së të cilët mbajnë përgjegjësinë kryesore për nënshtrimin e RTK-së ndaj partisë në pushtet duke i bërë zëri i propagandës së tyre, që u shërbejnë agjendave politike kundër kundërshtarëve politikë. Ky mocion është propozuar para 3 muaj… Kanë rrezikuar jetën e gazetarëve”, ka thënë Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Gjoshi Me rastin e katërvjetorit të arrestimit të ish-kreut…