Hoxha për vizitën e Kurtit në Greqi: Të punësohet në universitet, pastaj le të ligjërojë sa të dojë
12 korrik 2022
| 14:30
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar rreth vizitës së kryeministrit Albin Kurti, në Greqi.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka propozuar Kurtit që të punësohet në universitet.
“I kisha propozuar kryeministrit Kurti le të punësohet në universitet e pastaj le të ligjërojë sa të dojë e ku të dojë. Edhe kënaqet ai edhe jeton në plotni me dëshirën me kallxu se sa i lexueshëm është për bojlera, spojlera e të tjera. Po besoj ia kish ia hajrin ndoshta dikush. Se dertin e menaxhimit të vendit e edhe vendimmarrjes për te nuk e ka. Që 1 javë në Greqi për me ligjëruar… GIVE ME A BREAK”, ka shkruar Hoxha.