Hoxha përkujton masakrën e Poklekut
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sejdi Hoxha, ka kujtuar sot masakrën e fshatit Poklek të Drenasit, në të cilën 21 vjet më parë qenë vrarë 53 shqiptarë civilë të paarmatosur nga policia dhe ushtria serbe. Hoxha ka kërkuar që kryesit e kësaj masakre të dalin sa më parë para drejtësisë.
Shkrimi i tij:
Drenica në të gjitha periudhat e historisë ishte cak i gjenocidit nga forcat serbe!
21 vite më parë në fshatin Poklek të Vjetër komuna e Drenasit, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Njëri nga të mbijetuarit e kësaj maskare ishte Leotrim Caraku i cili në atë kohë ishte 9 vjeç, mbi trupin e tij ndodheshin shumë kufoma, ai e përjetoi ekzekutimin e nënës, vëllezërve dhe bashkëfshatarëve të tij nga forcat serbe.
Drenica në të gjitha periudhat e historisë ishte cak i gjenocidit nga forcat serbe, drejtësia nuk guxon të harrojë por duhet t’i gjykojë ata që kryen këtë gjenocid ndaj popullit të Kosovës.