Hoxha pranon zyrtarisht detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës

13 mars 2023 | 16:03

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës është organizuar të hënën ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i përgjithshëm i policisë, kolonel Gazmend Hoxha.

Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i deritashëm i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, kolonel Fehmi Hoti, i cili ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Hoxhës, duke i uruar shumë suksese në detyrën e re.

Ndërsa drejtori Hoxha, ndër të tjera ka potencuar se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e bukur dhe historik të shqiptarëve është koha…