Hoxha pret në takim lamtumirës këshilltarin e lartë të Policisë në veri
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur dje në takim lamtumirës Peter Neunteufl këshilltarin e lartë të Policisë në veri nga Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Policia njoftoi se takimi u zhvillua më 03.10.2024, dhe në takim morën pjesë edhe zëvendësdrejtori Fehmi Hoti dhe drejtori i Departamentit për Operacione, Arbnesh Ajvazi.
“Drejtori Hoxha shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për z. Neunteufl, për mbështetjen e dhënë nga ai për Policinë e Kosovës, për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë kohës sa ishte me mision në Kosovë” – njoftoi policia.
Ndërsa, sipas komunikatës, edhe Neunteufl falënderoi drejtorin Hoxha dhe njëherit i rikujtoi të gjitha ato situata që ka kaluar së bashku, të gjitha përpjekjet dhe sfidat, por edhe të gjitha momentet e bukura e të këndshme, dhe u shpreh i pikëlluar që po largohet nga misioni.