Hoxha prezantohet te Lokomotiva
05 korrik 2021
| 15:29
Sulmuesi Arbër Hoxha është larguar nga Ballkani për ta vazhduar karrierën në Kroaci, përkatësisht në skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit. Lajmi është bërë publik nga klubi kroat, por edhe nga vet futbollisti Hoxha.
“20-vjeçari i Kosovës, Arbër Hoxha, lojtari më i ri i Lokomotivës. Arbëri ka shënuar 21 gola në 98 ndeshje në Superligën e Kosovës. Mirëserdhe Arbër”, thuhet në njoftimin e Lokomotivës.
Ndërsa ish-futbollisti i Istogut, Prishtinës dhe Ballkanit ka shkrkuar në profilin e vet në “Facebook”: “Nga sot fillon një kapitull i ri në karrierën time, një aventurë e re me sfida te reja. Me ndihmën e zotit shpresoj që çdo gjë të shkoi në mënyrën e duhur”.
/Epoka e re/